Apple shton investimet në Kinë
Pekin, 17 gusht - Drejtori ekzekutiv i Apple-it Tim Cook u shpreh se kompania do të shtojë investimet në Kinë në përgjigje të strategjisë \"Internet Plus\" të paraqitur nga qeveria kineze.
Cook shtoi se Apple planifikon të krijojë një qendër të pavarur studimi e zhvillimi në Kinë para fundit të këtij viti.
Të martën, zv./kryeministri kinez Zhang Gaoli u takua në Pekin me zotin Tim Cook. Gjatë takimit, Zhang ftoi më shumë kompani amerikane të shtojnë investimet në Kinë.