Apple shmang taksat
New York, 7 nëntor - Kompania më fitimprurëse në botë, Apple, ka një strukturë të re të fshehtë që i mundëson të vazhdojë shmangien e miliarda dollarëve taksa, thuhet në Letrat e Parajsës.
Sipas tyre, Apple, në vitin 2013 në Irlandë, ka shmangur ndjekjen për manipulim me taksa dhe më pas e ka zhvendosur pjesën më të madhe të parave, tani 252 miliardë dollarë, në Ishullin Çanëll të Xhersit.
Apple tha se mbetet kompania më e madhe taksapaguese në botë dhe se nuk ka tërhequr asnjë operacion apo investim nga Irlanda.
Letrat e Parajsës janë një rrjedhje e madhe e dokumenteve financiare që po hedhin dritë mbi financat e individëve dhe kompanive jashtë vendeve të tyre.