26 Dhjetor 2024

Apple shkëmben smartfonat rivalë për një iPhone

New York, 19 mars - Kompania Apple është duke planifikuar që të bëjë një lëvizje të madhe kundër rivalëve të saj sikurse që është Android, përmes programit për shkëmbim mallrash.

Apple do të fillojë të pranojë të gjitha smartfonat, përveç atyre të Apple-it, ndërsa si shkëmbim do t’ ju dhurojë një iPhone, raporton 9to5Mac.

Konsumatorëve do t’u ofrohen kartat për dhuratë të bazuara në vlerën e smartftonit të tyre, të cilat pastaj mund t’i përdorin për të blerë një nga smartfonat e kompanisë Apple.

Stafi i dyqanit me pakicë i Apple-it është duke u trajnuar për këtë skemë të re, e cila do t’i aftësojë ata për të përcaktuar vlerën e smartfonëve dhe për të transferuar listën e kontakteve nga smartfoni i tyre në iPhone-in e ri, ndërsa të dhënat tjera konsumatorët duhet t’i transferojnë vetë.

Mendohet që dyqanet e Apple-it do të fillojnë të pranojnë smartfonët rivalë pas disa javëve.

Në gusht të vitit 2013, Apple skemën “Ripërdorimi dhe Reciklimi i iPhonëve të vjetër” së pari e ka filluar në Shtetet e Bashkuara, pastaj është përcjellë për një kohë të shkurt edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)