23 Dhjetor 2024

Apple shiti çdo iPad të prodhuar

New York, 22 korrik - Gjatë ditës së martë, Apple ka raportuar të hyrat e çerekut të tretë fiskal dhe të hyrat janë përtej çdo pritjeje.

Superfuqia teknologjike ka njoftuar për të hyr rekord dhe për rritje masive të profitit dhe të hyrave. “Apple si zakonisht tejkalon të hyrat, por kësaj radhe është disi qesharake” tha Brian Caulfield pranë Forbes.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur t’ju njoftojmë në lidhje me çerekun tonë më të mirë, ku të hyrat kanë arritur një rritje prej 82 për qind dhe profiti është rritur 125 për qind” tha Steve Jobs në një deklaratë. Me fjalë të tjera kompania ka arritur një profit neto në vlera rekorde prej 7.31 miliard dollarë.

“Është e mahnitshme sepse zakonisht kur shihet një çerek kaq i fuqishëm me të hyrat, bëhet fjalë për çerek të katërt apo periudha të fundvitit” tha analisti Shaw Wu për CNBC. “Për ta prodhimi i rezultateve të këtilla në muajin korrik është diçka e jashtëzakonshme, sidomos në periudhat e lehta ekonomike në të cilat ndodhemi”.

iPad, iPhone dhe Kina ndikuan në rritje

“Kina ishte shumë kyçe për rezultate tona, ku të hyrat përjetuan një rritje gjashtë ehrë më të madhe dhe arritën në një vlerë prej rreth 3.8 miliard dollarë gjatë këtij çereku” tha COO, Tim Cook. iPad dhe iPhone ishin edhe më kyç. Apple ka shitur 9.25 milion iPad, një rritje prej 183% krahasuar me vitin e kalaur dhe 20.34 milion iPhone, një rritje prej 142 për qind. “Shitjet i Pad kanë qenë të mahnitshme” tha Cook. “Ne kemi shitur çdo iPad 2 që kemi prodhuar këtë çerek ,por ne kemi qenë në gjendje të risim prodhimin në mënyrë që iPad më në fund të plotësojë kërkesën”.

Apple duhet të injoroj parashikimet në të ardhmen

Apple pati parashikuar qëtë hyrat janë rreth 5.03 dollarë për aksion, në 23 miliard dollarë në të hyra. Analistët kanë parashikuar diçka më afër rreth 5.85 dollarë për aksion në të hyra prej 24.9 miliard dollarë. Por Apple befasoi të gjithë kur njoftoi se të hyrat për aksion arritën në 7.79 dollarë në një shifër të hyrash prej 28.6 miliard dollarë. “Parashikimet e Apple tani zyrtarisht janë qesharake” tha Brian Caulfield pranë Forbes. Sigurisht kompanitë e mëdha duhet të menaxhojnë pritjet e investitorëve, por ato të përgatitura nga CFO i Apple Peter Oppenheimer dhe ato të analistëve të Wall Street kanë qenë shumë të ulëta.

Çereku i ardhshëm do të jetë gjithashtu i jashtëzakonshëm

Çereku i katërt i Apple pritet që të jetë sërish i jashtëzakonshëm. Apple ka parshikuar të hyra prej rreth 5.5 dollarë për aksion në 25 miliard dollarë shitje, por analisti Brian White ka thënë se kjo është tipike për Apple, sepse shifrat do të jenë shumë më të larta, sidomos kur pritet të kemi në treg diçka si iPhone 5 apo iPad 3. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)