Apple se shpejti hedh në treg orën e mençur iWatch
New York, 14 shkurt - iWatch, kështu quhet sfida e radhës e Apple. Sipas disa njoftimeve, kompania amerikane po punon për hedhjen në treg të një ore të zgjuar që do të jetë transparante dhe e lidhur me pulsin e personit që do ta mbajë në dorë.
Sipas mediave amerikane iWatch do të shfrytëzojë sistemin operativ të Mollës, iOS dhe do të jetë në gjendje të përshtatet me formën e dorës kjo falë realizimit të Corning Glass, kompania që i siguron Apple ekranet për iPhone.
Tim Cook, kreu i Apple, që e trashëgoi atë pas vdekjes së Steve Jobs, se ka fshehur asnjëherë ambicien për të hyrë në tregun e orëve i frymëzuar nga FuelBand e Nike që përdoret si kohëmatëse nëpër ngjarjet sportive në mbarë globin.
FuelBand komunikon me iPhone nëpërmjet një aplikacioni të përshtatur posacërisht për të.
Dhjetorin e kaluar portali kinez Tech.163 shkruante se Apple po përgatitet për të hedhur në treg orën transparente me ekran 1.5 polësh e aftë për tu lidhur me Bluetooth me gjithë produktet e tjera të Apple.
Lehtësisht mund të imagjinojmë se ora e Mollës nuk do të hidhet në treg për të konkuruar produktet e tjera të Apple, por do të jetë thjesht një aksesor shtesë i tyre, sidomos i iPhone.
Kështu ora mund të jetë me sistem paralajmërimi për një sms të mbërritur në telefon ose mund të shërbejë si udhëzues navigator duke shfyrtëzuar hartat e Apple të hedhura në iPhone.
Për momentin gjithcka është në fazën e zërave. Ajo që dihet është që në 2014 Google ka paralajmëruar hedhjen në treg të syzeve inteligjente dhe Apple duhet të jetë gati të kundërsulmojë
ndoshta me orën inteligjente, iWatch.