Apple së shpejti do të nxjerrë në treg tri medele të teja te iPhone
New York, 14 shtator - "Apple" do të nxjerrë në treg smartfonin e saj më të madh të prodhuar ndonjëherë.
"Apple" lajmëroi se së shpejti kompania do të nxjerrë tre telefona të rinj "iPhone". Modeli i ri "XS Max" do të ketë një ekran 6.5 inç, duke filluar nga 1 100 dollarë amerikanë.
Çmimi është 100 dollarë më i lartë se "iPhone X" i vitit të kaluar.
Ndërkohë, madhësia e ekranit të modelit tjetër, "XS", pritet të jetë 5.8 inç, ndërsa modeli i tretë, "XR", do të vijë me një ekran 6.1 inç.
CEO i "Apple", Tim Cook, premtoi se modelet e reja do të sjellin përvoja vërtetë emocionuese te përdoruesit.
"Ne ju treguam "iPhone 10S", smartfonin më të avancuar në botë, me një sistem identifikimi të fytyrës shumë të përparuar, një sistem të dyfishtë kamerash, si dhe çipin më të zgjuar e më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë më parë për ndonjë smartfon. "iPhone 10S" nuk është thjeshtë një telefon i vetëm, por është dy të tillë."
"Me "iPhone 10S Max", kemi ekranin më të madh që ka patur ndonjëherë "iPhone"-i, baterinë më të madhe të prodhuar ndonjëherë për një "iPhone" dhe natyrisht është përvoja më e madhe me të cilën "IPhone" është përballur ndonjëherë", tha ai.