Apple rrit sigurinë e iPhone
New York, 26 gusht - Kompania "Apple" nxorri një përditësim të ri që garanton sigurinë e iPhone pas zbulimit të një problemi që u lejonte hakerëve të kishin kontroll të plotë të telefonit.
Në një deklaratë, kompania tha se e ka rregulluar menjëherë këtë problem.
Një hulumtues i lartë i grupit \"Citizen Lab\", Bill Marczak, tha se kjo është hera e parë që kompania zbulon një problem të tillë për publikun.
Problemi i gjetur lejonte hakerët të përgjonin të gjithë telefonatat, të aktivizonin kamerat, të vidhnin fjalëkalimet dhe të lexonin mesazhet.
Hulumtuiesit e zbuluan këtë problem pasi një aktivist i të drejtave të njeriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ahmed Mansoor, mori mesazhe të dyshimta në fillim të muajit.