Apple redukton çmimet e aplikacioneve
Melburn, 15 korrik - Apple ka paraqitur një ulje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve të saj në iTunes App Store (dyqanin e aplikacioneve) në Australi dhe në disa vende të tjera.
Ky lajm u njoftua në ditën e sotme nga Apple Australia, dhe sqaroi se ulja e çmimeve është e zbatueshme vetëm për aplikacionet, ndërsa çmimet e muzikës, filmave dhe librave do të mbeten të njëjta siç kanë qënë më parë.
Apple është përgëzuar për reduktimin e çmimeve të aplikacioneve me pothuajse një të katërtën.