Apple pritet të fitojë edhe një çështje gjyqësore ndaj Motorolës
New York, 25 dhjetor - Apple pritet që të fitojë edhe një tjetër çështje gjyqësore ndaj Motorolës.
Në këtë mënyrë kompania e blerë nga Google pritet që të ndryshojë dizajnin për shërbimin e fotografive pasi tek kjo pjesë ka ndërhyrë tek patenta e Apple.
Kompania më e madhe e teknologjisë në botë deri tani nuk ka humbur asnjë betejë ligjore me telefonat Android ndërsa ka fituar disa çështje.
Apple deri tani ka fituar çështje gjyqësore ndaj HTC-s dhe Samsung-ut.