Apple prezanton orën e dorës "Apple Watch"
New York, 10 mars - Apple ka zbuluar për publikun produktin e saj të parë që mund të vishet, orën e dorës \"Apple Watch\".
Me një çmim prej 349 dollarë për modelin bazë, më 24 prill \"Apple Watch\" do të jetë e disponueshme në tregun e nëntë vendeve të ndryshme.
Drejtori ekzekutiv i \"Apple\" Tim Cook e ka zbuluar produktin e ri në një aktivitet në San Francisco.
Kjo orë mund të marrë thirrje telefonike, mesazhe dhe njoftime nga posta eletronike. Ora ka teknologjinë e \"prekjes digjitale\", që u mundëson përdoruesve lidhjen mes tyre.
Gjithashtu Apple prezantoi modelin e ri Retina të laptopit MacBook Air me madhësi 12 inç, i cili thuhet se është më efikasi për përdorimin e energjisë në botë.
Porositë paraprake për laptopin e ri pritet të fillojnë më 10 prill, por vetëm në Shtetet e Bashkuara.