Apple prezanton modelin e ri të iPhone X
New York, 13 shtator - Kompania Apple prezantoi modelin e ri të telefonit të njohur celular, iPhone x, 10 vjet pasi ish shefi ekzekutiv i kompanisë Steve Jobs i tregoi botës për herë të parë telefonin celular iPhone.
Modeli i ri, iPhone X është i pajisur me një ekran me rezolucion më të lartë, me teknologjinë e karikimit me valë dhe indentifikim të fytyrës, ndër të tjera që pritet ende të bëhen publike.
Aktiviteti i paraqitjes së telefonave të ri u bë të martën në zyrën e Apple që ka formën e një anije hapësinore dhe ndodhet në Kaliforni.
Përveç modelit iPhone X, Apple paraqiti edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8Plus.
Sipas parashikimeve modeli i ri, më i sofistikuar, "iPhone X", do të kushtojë rreth 900 dollarë, por ka vlerësime për një çmim edhe më të lartë. Modeli i mëparshëm iPhone 7 Plus u shit me një çmim bazë prej 769 dollarësh.