20 Prill 2025

Apple prezanton iPhone 7 dhe 7 Plus, në list të shitjes edhe Kosova

San Francisco, 7 shtator - Kompania Apple paraqiti sot telefonin e ri të qendrueshëm ndaj ujit, iPhone 7 dhe iPhone 7 plus, me kamera me dy lente, me rezolucion të lartë, në prezantimin e produkteve të vjeshtës në San Francisco.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të jenë të disponueshëm duke filluar nga 16 shtatori. Çmimet do të jenë të njëjtë me ato të iPhone 6s dhe 6s Plus dhe do të kenë 32GB, 128GB dhe 256GB memorie.

Gjatë prezantimit është konfirmuar edhe lista e vendeve ku do të dalë në shitje. Iphone 7 do të shitet kështu në Kosovë.
 
Lista e vendeve ku do të shitet zyrtarisht nga Apple e sheh edhe Kosovën pjesë të saj. Por pjesë e kësaj liste nuk rezulton të jetë Shqipëria.

iPhone-i ri nuk do të ketë një fole për fishën e kufjeve, gjë që sipas shumë gjasave do të sjellë një përmbysje në mënyrën sesi dëgjohet muzika dixhitale dhe audio tjetër.

Apple njoftoi se telefonat e rinj do të kenë kufje që futen në një fole që deri tani ishte përdorur vetëm për ngarkim. Konsumatorët mund të blejnë edhe kufje pa kabëll për paisjen.

Gjatë ceremonisë së prezantimit, Apple njoftoi gjithashtu se telefonat do të jenë të qendrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit, si edhe të kenë më shumë kapacitet për të ruajtur informacion.

Përveç disa ngjyrave të reja, pamja e iPhone-ve të rinj do të jetë e ngjashme me ato të mëparshmit.

Një orë e re Apple do të ketë një GPS për më shumë saktësi në aktivitetet fizike, si edhe më shumë mbrojtje nga uji. Ora e re do të ketë gjithashtu edhe lojën e suksesshme Pokemon Go.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)