21 Dhjetor 2024

Apple prezanton aplikacionet e reja

New York, 8 qershor - Kompania Apple po reklamon aplikacione të reja për iPhone-ët dhe pajisje të tjera në konferencën e saj të dytë vjetore virtuale të programeve. Kompania megjithatë nuk bëri ndonjë njoftim të papritur për produkte të reja.

Risitë e fundit vijnë në një kohë të rëndësishme për kompaninë me vlerë 2 trilionë dollarë. Apple po përballet me kërcënime ligjore dhe rregullore për kontrollin e saj mbi shitjet e aplikacioneve (App Store), që sjellin fitime të konsiderueshme për kompaninë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tim Cook dhe drejtues të tjerë të lartë shpjeguan risitë e programeve për shumë pajisje të Apple-it duke përfshirë MacBooks, iMacs, iPhone, iPad dhe Apple Watch.

Programi i ri MacOS, i quajtur Monterey, mbështet atë që kompania Apple e quan "kontrolli universal", i cili i jep mundësi përdoruesit të kontrollojnë një kompjuter iMac, një MacBook dhe një iPad në të njëjtën kohë.

Analistja Julie Ask, thotë se përmirësimet që reklamoi Apple, tregojnë pikat e forta të kompanisë në kombinimin e produkteve dhe shërbimeve.

"Kur fillon ndërthurja e shërbimeve për të shkuar më lehtë nga një pajisje në tjetrën, ata gjithmonë e bëjnë këtë kalim shumë lehtë dhe gjithmonë krijojnë aplikacione që janë të thjeshta për konsumatorin dhe për krijuesit".

Analistja Ask vuri në dukje planin e Apple për të mbështetur dokumentat dixhitale të identifikimit, përfshirë patentat e shoferëve dhe kartat e identitetit në portofolin e saj dixhital.

Një aplikacion i quajtur "Live Text" i sistemit operues iOS 15 të lejon të nënvizosh tekst në fotografi dhe ta kopjosh ose të bësh kërkime për të online. Aplikacioni gjithashtu integron kufjet Air Pods me shërbimin "Find My", duke ndihmuar njerëzit të gjejnë produktet e tyre që nuk i kanë pranë apo që i kanë humbur.

Apple gjithashtu prezantoi karakteristika të reja që synojnë të mbrojnë të dhënat personale të përdoruesve të saj, duke përfshirë një Raport të Privatësisë së Aplikacioneve që tregon se cilat aplikacione kanë marrë informacion për vendndodhjen e tyre, fotot, kamerën, kontaktet dhe të dhënat e tjera.

"Ne besojmë se privatësia është një e drejtë themelore e njeriut. Ne nuk besojmë se duhet të bësh kompromis mes aplikacioneve dhe privatësisë,"thotë Craig Federighi, nënpresident i kompanisë Apple për programet inxhinierike.

Apple po reklamon më shumë veçori për privatësinë në shërbimin iCloud, duke përfshirë një mënyrë për të fshehur adresën e postës elektronike, informacionin e videove dhe të dhënat e përdorimit të internetit.

Apple nuk njoftoi se kur do të jetë i disponueshëm sistemi iOS 15, por kompania tradicionalisht jep falas programe të tilla për të gjithë iPhone-ët në shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)