Apple prezantoi Iphone 5
New York, 12 shtator - Më në fund Apple zbuloi telefonin e saj të fundit, i cili sigurisht quhet iPhone 5. iPhone 5 ka një ekran më të madh se versionet e mëparshme, me një rezolucion 1,136 x 640 ose 326 pikselë për inç, që mbetet një ekran retina, ashtu siç pretendon Apple-i.
Ekrani më i madh ka një raport aspekti 16:9 dhe e ka shtuar gjatësinë e përgjithshme të telefonit, por gjithashtu lejon edhe një total prej 6 rreshtash aplikacione në ekran 5 rreshta në faqe së bashku me një rresht të vetëm permanent në fund të ekranit, shkruan korkodili.com.
Aplikacionet e projektuara për iPhone-ët e mëparshëm nuk krahasohen me ekranin e ri ato kanë shufra të zeza në të dy fundet e ekranit.
Telefoni, që thuhet se është krejtësisht prej xhami dhe alumini, është gjithashtu edhe më i hollë në tërësinë e tij. Është vetëm 7.6 mm i hollë, 18% më i hollë se iPhone 4S-ja, siç kemi raportuar edhe në artikujt e mëparshëm në uebfaqen tonë teknologjike krokodili.com. Pesha është 112 gramë, 20% më i lehtë se 4S-ja.
Zëvendëspresidenti i Apple-it për marketingun për tërë botën, Phil Schiller, thotë se iPhone 5 është produkti më i bukur që kemi prodhuar ndonjëherë.
iPhone 5 është gjithashtu telefoni i parë 4G LTE i kompanisë. Celulari inteligjent do të jetë kompakt me rrjetet LTE me shpejtësi të lartë të AT&T, Verizon-it dhe Sprint-it, në SHBA dhe rrjetet e tjera globale: Virgin në Kanada, Singtel dhe Telstra në Australazi, dhe Deutsche Telekom në Evropë.
Modeli i ri përfshin gjithashtu wireless ultra të shpejtë, i cili ndërthur Wi-Fi 5GHz 802.11n, duke i dhënë iPhone 5-ës më tepër internet me bandë të gjerë (bandwith).
Një procesor i ri, Apple A6, vë në punë pajisjen. Apple thotë se është dy herë më i shpejtë se pasardhësi i tij dhe 22% më i vogël.
Për më tepër, edhe kamera e iPhone-it ka pësuar një përmirësim. Akoma ka një sensor 8 megapikselë, por është 25% më i vogël dhe përfshin më shumë karakteristika.
Gjendja dinamike me dritë të ulët pretendon të nxjerrë foto më të mira pa përdorur flash-in dhe opsionet e tjera si ulja e zhurmës dhe filtrimi inteligjent, do të përmirësojë cilësinë e imazhit. Apple thotë se kamera do ti nxjerrë fotografitë 40% më shpejt.
Është për tu përmendur fakti se aparati i ri ka edhe një gjendje panoramike të inkorporuar për nxjerrjen e fotove të gjera masive.
iPhone-i i ri përfshin zhvillime të reja edhe në telefonatat me zë. Tani ai është i pajisuar me tre mikrofonë të ndarë para, në fund dhe mbrapa.
Pritja për iPhone 5-ën ka qenë e gjatë. Thashethemet qarkulluan shumë shpejt pas hedhjes në treg të iPhone 4 në 2010.
Shitjet e iPhone-it pësuan një rënie tremujorin e kaluar, duke u ulur në 26 milionë nga 35.1 milionë. Lëshimi ii Phone 5-ës duhet të shënojë një rritje tjetër potenciale dhe disa analistë parashikojnë se Apple-i do të shesë 10 milionë njësi brenda 3 javëve të para.