Apple pranon humbjen ndaj Nokias
New York, 15 qershor - Apple do t′i paguajë një shumë akoma të pacaktuar Nokias, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata për patenta në mes të dy firmave.
Nokia ka bërë të ditur se Apple do të paguajë për të përdorur teknologjinë e saj, në një lëvizje që më në fund shënon mbylljen e një debati të gjatë ligjor midis tyre.
\"Marrëveshja do të rezultojë në zgjidhjen e të gjitha proceseve gjyqësore për patentat ndërmjet kompanive\" ka thënë firma finlandeze.
Ky kthim vjen pasi të dyja firmat kishin vite që akuzonin njëra tjetrën për shkelje të patentave të tyre.