Apple po punon për iRadio
New York, 17 prill - Apple po shqyrton mundësinë për hedhjen në treg të iRadio, një aplikacion që do tu mundësojë të gjithë klientëve të saj, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të dëgjojnë muzikë online nëpërmjet një iPhone apo iPad.
Sipas zërave që po qarkullojnë se fundmi në Shtetet e Bashkuara, Molla ka nisur prej kohësh bisedimet me shtëpitë më të mëdha të muzikës për të marrë të drejtat e transmetimit online.
Është rënë dakort me Universal dhe me Warner, ndërsa me Sonny gjërat duket se kanë ngecur, por bisedimet vazhdojnë.
Apple synon që të hedhë iRadio brenda këtij viti kalendarit dhe në të do të përfshihet një fond këngësh të ndara në kategori sipas preferencave të vetë klientëve, por edhe nisur nga këngët e shkarkuara më së shumti nëpërmjet iTunes.