Apple planifikon tregun e makinave elektrike
New York, 18 shkurt - Kompania “Apple” është duke planifikuar të bëjë lëvizjen e radhës në tregun e makinave elektrike.
Gazeta “San Francisco Chronicle” raporton se shefi i kompanisë “Apple” është takuar me Elon Musk, shefin ekzekutiv të kompanisë së makinave elektrike “Tesla”.
Në tetorin e kaluar, analisti gjerman Adnaan Ahamd i kishte propozuar kompanisë se me investimet në “Tesla” do të “rritnin profitin e Apple skajshmërisht”.
Gjithashtu thuhet se “Apple” është gati të depërtojë edhe në teknologjinë ushqimore, por më shumë në pajisjet që paralajmërojnë sulmet e zemrës.
“Apple” edhe më parë ka pasur marrëveshje me kompanitë BMW, Daimler, Mercedes dhe Honda për prodhimin e tabelave të instrumenteve me sistemin operativ iOS të njëjtin që përdoret nga iPadët dhe iPhonët.
“Apple” zbuloi edhe shpenzimet për marrëveshjen, e që arrin në shumën prej 525 milionë dollarësh që është dyfishimi i shumës së shpenzuar gjatë tërë vitit të kaluar.