20 Prill 2025

Apple paguan 20 milionë për përvetësimin e orës zvicerane

Zurich, 13 nëntor - Dënimi që i ka paguar Apple kompanisë zvicerane për "përvetësimin" e dizajnit të orës origjinale, ka qenë rreth 20 milionë franga.

Muajin e kaluar, kur Kompania e hekurudhave të Zvicrës (SBB-CFF) e kishte fituar kontestin me gjigantin e kompjuterëve Apple për dizajnin e orës që ky i fundit i kishte vjedhur asaj, kishte mbetur mister shuma e paguar nga Apple.

 
Sipas një njoftimi që bën gazeta e Cyrihut Tages Anzeiger, dënimi që ka paguar Apple për kompaninë zvicerane ka qenë rreth 20 milionë franga.


Ora me dizajn origjinal (me viza në vend të numrave) për herë të parë ishte vendosur në stacionet hekurudhore të Zvicrës në vitin 1944 dhe ishte zbulim që inxhinieri zviceran Hans Hilfiker e kishte bërë për SBB-në.


Një shenjë markante që ka kjo orë është treguesi i kuq i sekondave në formë të treguesit që mbajnë policët në komunikacion. SBB më vonë e kishte licencuar këtë dizajn edhe për orët e dorës dhe për orët tjera.


“Jemi krenarë që Apple e ka shfrytëzuar orën tonë”, kishte deklaruar një zëdhënës i SBB-së në fund të shtatorit, kur qe zbuluar se Apple e kishte përvetësuar dizajnin për sistemin e vet operativ iOS6. 

Por kjo krenari nuk e kishte penguar kompaninë zvicerane për të ndërmarrë hapat e nevojshëm juridikë për të paditur kompaninë kompjuteristike amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)