"Apple" paditet për aplikacionet e saj të shpejta
SHBA, 17 prill - Një padi e re është duke pretenduar se "Apple", për "iPhone" dhe "iPad", nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar blerje të paautorizuara nga fëmijët, duke lejuar që kompania të këtë përfitme të larta në mënyrë të pandershme.
Disa persona pohojnë se fëmijët e tyre kanë bërë blerje nëpërmjet telefonave pa dijeninë e tyre.
"Vajza ime kishte shpenzuar rreth 200 dollarë për të mira virtuale pa dijeninë time, dhe ajo është vetëm 9 vjeçe" thotë Garen Meguerian, një nga personat që ka lëshuar padi kundër kompanisë "Apple". Ai ngeli i shokuar kur pa detyrimet në llogarinë e tij për disa lojra telefonike që ai nuk kishte fare dijeni.
Kjo nuk është hera e parë që "politikat" e blerjeve të "Apple" janë vënë në pikëpyetje.
Gjatë muajit të shkurtit qeveria i kërkoi "Federal Trade Commission" të shqyrtojë blerjet nga "Apple" dhe nëse konsumatorët ishin duke paguar më shumë se sa duhej për produktet e tij.
Meguerian ka paditur "Apple" për shkelje të kontratës dhe të pasurimit të padrejtë.