Apple paditet nga qeveria amerikane
Washington, 12 prill - Qeveria amerikane ka ngre padi kundër kompanisë Apple dhe disa botuesve të mëdhenj të librave në SHBA, nën dyshimin se kompanitë në marrëveshje të fshehtë kanë rregulluar çmimin e librave elektronike në dyqanet digjitale të Apple-it (iTunes).
Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder tha se ky veprim iu ka kushtuar klientëve miliona dollarë.
Njoftimi, koincidon me një deklaratë të Bashkimit Evropian se Apple dhe katër kompani të mëdha botuese janë gati që të zgjidhin një rast tjetër të konkurrencës me BE-në.