Apple në mesin e 2012-s me modelin e televizorit
New York, 28 dhjetor - Apple pritet që në verën e vitit të ardhshëm të nxjerrë në treg televizorin e saj. Kjo pritet të jetë hapi i parë i kompanisë më të madhe teknologjike në botë të hyrjes në tregun e TV-ve.
Sipas raportimeve, Apple po realizon një TV të përmasave 81 cm dhe 93 cm. Ka vite që lajmi se kompania amerikane po punon për realizimin e një TV-je por finalizimi i këtij projekti pritet të bëhet në mesin e vitit 2012.
Tashmë njerëzit kanë nisur të hamendësojnë se si do të jetë TV-ja i Apple pasi kompania ka sjellë revolucion sa i takon telefonave dhe e njëjta gjë pritet të ndodhi edhe për televizorët .