22 Dhjetor 2024

Apple në gjyq me Samsung

New York, 21 prill - Apple ka hedhur në gjyq Samsungun për “kopjim” të pronësisë intelektuale të Apple-it në pajisjet e tyre.

Sipas WSJ, Apple numëroi Nexus S, Epic 4G, Galaxy S 4G dhe kompjuterin tablet Galaxy Tab si prova materiale të vjedhjes së Samsungut nga iPhone-i dhe iPad-i i Apple-it. Në padi shkruhet:

“Në vend që të sjellë një risi dhe të zhvillojë teknologjinë e saj me një stil unik për produktet e telefonave dhe kompjuterat tabletë, Samsung zgjodhi të kopjojë teknologjinë e Apple-it, ndërfaqen e përdoruesit dhe stilin novator në këto produkte të jashtëligjshme.”

Samsungu bashkohet me HTC-në, Nokia-n dhe Motorola-n si kompani që Apple i ka paditur, por çështja me Samsungun është interesante, pasi Apple përdor pjesë të prodhuara nga Samsungu në aparatet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)