Apple ndërton qendrën e dytë të dhënave në Kinë
Pekin, 7 shkurt - Autoritetet vendore të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme thanë se kompania amerikane Apple do të ndërtojë qendrën e parë të të dhënave në Kinën veriore.
Qendra do të vihet në funksionim në vitin 2020 dhe do të ofrojë shërbime iCloud në pjesën kontinentale të Kinës.
Gjiganti i teknologjisë krijoi qendrën e parë të të dhënave kineze në provincën jugperëndimore të Guizhou-t vitin e kaluar në përputhje me ligjin e sigurisë kibernetike të Kinës.