Apple mund të shesë rreth 189 milionë iPhone në vitin 2015
New York, 29 shtator - Apple mund të shesë rreth 189 milionë iPhone në vitin 2015189 milionë iPhone është shifra që Apple parashikon të shesë në vitin 2015. Kjo shifër për shitjet, është publikuar nga analistët.
Që me daljen në treg të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple arriti të thyejë rekordin e shitjeve për këta njësi. Ajo arriti të shesë rreth 10 milionë njësi vetëm në tre ditët e para të daljes së tyre në treg.
Duhet të theksojmë se këta njësi janë shitur vetëm në disa shtete, meqë Apple nuk i kishte nxjerrë akoma në shitje në pjesën tjetër të botës iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in.
Nëse Apple do të vazhdojë me këtë ritëm, sa njësi mund të shesë gjithsej? Sipas analistit Keith Bachman, Apple mund të shesë rreth 189 milionë njësi të iPhone-ve deri në vitin 2015. Ai mendon që modeli me ekran 4.7 inç mund të shitet më shumë se iPhone 6 Plus me ekran 5.5 inç.
Sipas parashikimeve të tij, rreth 70-75% njësi të iPhone-ve që Apple do të shesë do ti përkasin iPhone 6 me ekran 4.7 inç, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të jetë iPhone 6 Plus. Këtu Bachman nuk ka përfshirë iPhone 5s dhe iPhone 5c, edhe pse ata janë akoma në shitje.
Megjithatë, parashikimet e tij duket se janë të njëjta me raportimet e fundit, ku thuhet se iPhone 6 po tejkalon iPhone 6 Plus sa i përket njësive të shitura deri tani, jo vetëm në SHBA, por edhe në tregje të tjera.
Nuk është e qartë nëse kjo ndodh sepse klientët preferojnë më shumë iPhone 6, apo sepse njësitë e iPhone 6 Plus janë më të limituar.
Gjithsesi, le të shohim nëse parashikimet e Bachman do të jenë të vërteta, dhe Apple do të shesë rreth 189 milionë njësi të iPhone-ve deri në vitin 2015.