Apple me shërbim të ri për pagesa online në Kinë
Shanghai, 21 shtator - Shërbimi për të kryer pagesa online i Apple-it , \"Apple Pay\", do të futet në përdorim në Zonën e Tregtisë së Lirë në Shanghai.
Kompania nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e këtij shërbimi.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv Tim Cook është ka deklaruar se \"Apple\" shpreson se aplikacioni \"Apple pay\" të përdoret në Shanghai sa më shpejt të jetë e mundur.
\"Apple Pay\" përdor teknologjinë më të afërt të komunikimit në terren dhe njohjen e gjurmës së gishtave për të lejuar përdoruesit për të kryer pagesat, pa kontaktuar me dyqanet.
\"Alibaba\" aktualisht dominon tregun kinez të pagesave me anë të internetit, ku shërbimi \"Alipay\" kontrollon rreth 80 për qind të tregut.