Apple më e suksesshme se Nokia
SHBA, 8 maj - Apple vazhdon të shesë telefonat e saj të mënçur në një numër të lartë dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë mposhtjes së Nokias, që për momentin mbizotëron në tregun e telefonave të mënçur, me ndihmën e risive në Iphone.
Në tremujorin e parë të 2011 Apple hodhi në treg 18,7 milion Iphones krahasuar me vetëm 8.7 milion në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shitjet për Iphone u rriten edhe nga pritja e mirë që iu bë paisjeve në Kinë.
Edhe pse numri i shitjeve të Nokias u rrit në 2011, pjesa e tregut të Nokias ka rënë në 24,3 për qind për shitjen e telefonave të mënçur nga 38,8 për qind që ishte vitin e kaluar.
Gjithsesi analistët e tregut besojnë se shitjet e Nokias do të vazhdojnë të bien edhe më shumë.