Apple mbron shmangien e miliarda dollarëve në taksa
New York, 22 maj - Gjigandi amerikan i teknologjisë, kompania Apple është duke mbrojtur shmangien e miliarda dollarëve në taksa përmes krijimit të entiteteve jashtë vendit që pretendon të mos kenë detyrim tatimor.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook i tha një komisioni të senatit sot se Apple paguan të gjitha taksat që i detyrohet qeverisë amerikane, gati 6 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Por hetuesit e Kongresit thane se kompania ka gati 9 miliardë dollarë detyrime në tatime në se nuk do të përfitonin ligjërisht nga dispozitat e kodit të taksave që lejon dërgjimin e një shume të mëdha të të ardhurave në llogari bankare në Irlandë.
Cook i tha komisionit se çështja e taksave është një çështje komplekse por se ai nuk mendonte se ishte e padrejtë që kompania e tij të pakësonte shumën e taksave që duhet të paguante duke përdorur llogari bankare jashtë vendit.