02 Maj 2024

Apple lanson modelet e reja MacBook Air

New York, 21 korrik - Apple ka lëshuar një laptop MacBook Air të rifreskuar me sistemin operativ të versionit të ri të desktopit Apple, OS X Lion, që gjithashtu u vu në gatishmëri ditën e martë.

Rifreskimi është një hap evolucionar për kompjuterin më të lehtë të Apple-it: laptopi MacBook Air 11 inç dhe 13 inç duket njësoj si i brezit të fundit. Të dy kompjuterët vijnë me CPU-të Intel Core i5 dhe i7, tastiera me ndezje nga mbrapa si dhe porta shpejtësie Thunderbolt.

Sipas Mashble, MacBook Air 11 inç fillon me një CPU 1.6 GHz, 64 GB hapësirë ruajtëse dhe 2 GB RAM memorie, me një çmim prej $999; versioni 13 inç fillon me 1.7 GHz CPU, 128 GB kapacitet ruajtës dhe 4 GB memorie me një çmim $1,299.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)