23 Dhjetor 2024

Apple konkuron Exxon-in

New York, 11 gusht - Për vite të tëra firma Exxon Mobil ishte kompania me vlerën më të madhe në bursë në të gjithë botën. Por tani firma teknologjike Apple po konkuron me gjigandin e naftës për vendin e parë.

Të martën, për disa orë firma Apple u ngjit në vendin e parë. Sipas vlerës së aksioneve të kompanisë në bursë,  Apple, prodhuesi i kompjuterave Macintosh, i Ipod-it,  i telefonëve Iphone dhe i Ipad-it, ishte më e vlerësuar se Exxon Mobil. Por në fund të ditës, gjigandi i naftës u rikthye sërish në vendin e parë.

Sipas analistëve vlera e të dy kompanive në bursë do të luhatet ndjeshëm, ndoshta e Exxon-it më shumë, për shkak të lëvizjes së vlerës së pasurive të saj energjitike në tregje të ndryshme të botës.

Pas vendimit të bankës qendrore amerikane të martën për ta mbajtur të pandryshuar interesin, në nivelin e tanishëm të ulët rekord, çmimet e naftës u ngritën dhe kurba e tyre lart vazhdoi edhe të mërkurën. Kjo e ngre vlerën firmës Exxon.

Rruga e firmës Apple në krye është shoqëruar me gabime të kompanisë si dhe me suksese në treg. Në vitet ’90, kompania ishte një lojtar relativisht i vogël i sektorit teknologjik dhe në disa momente edhe në prag të falimentimit.

Por ajo e transformoi veten nga thjesht një kompani kompjuterash në një firmë që ka nxjerr në treg disa mallra shik si I-Phone dhe I-Pad.

Në hapje të bursës të mërkurën vlera e Exxonit ishte mbi 348 miliardë dollarë dhe e firmës Apple 347 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)