Apple kompania më e madhe në Amerikë
New York, 26 janar - Kompania e teknologjisë Apple ka kaluar sërish korporatën e naftës Exxon-Mobil si kompania më e madhe amerikane.
Aksionet e Apple-it u rritën për afro 6 për qind - duke çuar kapitalizmin e tij në 415 miliardë dollarë - ndërsa ato të Exxon-it ranë për 1 për qind.
Exxon ka qenë kompania më e madhe amerikane që nga viti 2005, ndonëse për pak kohë ka humbur vendin e parë nga Apple, në gushtin e kaluar.
Gjiganti i softuerit, Microsoft, me kapitalizmin e tregut prej 247 miliardë dollarësh, mban pozitën numër 3.