23 Dhjetor 2024

Apple, kompania e parë në botë që vlen 1 trilion dollarë

New York, 9 prill - Apple do të bëhet kompania e parë në botë që vlen 1 trilion dollarë kur aksionet e saj të kapin vlerën 1 mijë dollarë secili. Kështu parashikojnë analistët e Wall Street.

Gjigandi i teknologjisë për herë të parë kaloi Google-n në tregun e aksioneve kur një i tillë kapi vlerën 633.38 dollarë javën e shkuar.

Por Brian White thotë se brenda 12 muajsh aksionet do kapin vlerën 1 mijë dollarë secili duke e bërë kompaninë të jetë e vlefshme plot 1 trilion dollarë.

Ai thotë se ethet për këtë kompani po përhapen me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë të tjerë analistë besojnë se kompania do e kapë vlerën 1 trilion dollarë, por në vitin 2004.

Kompania me qendër në Cupertino, Kaliforni, është aktualisht kompania me vlerën më të mëdha në treg. Ajo kushton 590.82 miliard dollarë.

Vetëm një vit më parë aksionet kishin vlerën 341 dollarë. Në janar Apple bëri me dije se kishte dyfishuar përfitimet në 13.06 miliard dollarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)