Apple kërkon falje për ngadalësimin e funksionimit të iPhone-ave
New York, 30 dhjetor - Kompania amerikane "Apple" ka kërkuar falje për vendimin e saj për të ngadalësuar me qëllim funksionimin e telefonave të vjetër, me qëllim për të mbrojtur baterinë.
Ndërkohë, kompania tha se do ta ulë me 50 dollarë zëvendësimin e baterisë së "iPhone"-ave vitin e ardhshëm, duke e bërë koston 29 dollarë për "iPhone 6" që nga fundi i janarit të vitit të ardhshëm.
Një përditësim i softuerit në fillim të vitit të ardhshëm do t'u japë përdoruesve më shumë njohuri për jetën e baterisë.
Gjigandi i teknologjisë e pranoi javën e kaluar se ka përdorur përditësime softuerike për të kufizuar punën e "iPhone"-ave të vjetër që mund të kenë probleme të baterisë, që mund të bënin që ata të fikeshin papritur.
Një gjë e tillë solli kritika masive në mbarë botën.