03 Maj 2024

Apple humb gjyqin ndaj Motorolës

New York, 14 janar - Pasi fitojë disa beteja ligjore kundër Samsung dhe HTC, Apple ka humbur një gjyq ndaj Motorolës. Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare në SHBA ka vendosur se Motorola nuk ka shkelur asnjë nga patentat e Apple.

Kompania amerikane kërkoi që të ndalohet importimi i disa produkteve të Motorolës me pretendimin se kishte “kopjuar” nga produktet e saj.

Ky komision pritet që së shpejti të japë edhe një tjetër vendim që këtë herë ka të bëjë me një denoncim të Motorolës për “kopjim” nga ana e Apple.

Apple dhe Motorola gjithashtu po zhvillojnë disa beteja të tjera ligjore në Evropë. Në Gjermani pritet që të ndalohet shitja e disa produkteve të Apple pasi ka shkelur patentën e Motorolës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)