Apple fillon shitjen e iPhone6 në Kinë
Pekin, 18 tetor - Kompania \"Apple\" filloi të premten shitjen e pajisjeve të saj \"iPhone6\" dhe \"iPhone6 Plus\" në pjesën kontinentale të Kinës.
Klientët mund të blejnë smartfona nga dyqanet në internet dhe ato të pakicës të \"Apple\", si dhe nga shitësit e autorizuar, duke përfshirë kompanitë e telekomunikacionit dhe kompanitë e pajisjeve elektro-shtëpiake në internet si JD.com.
Çmimet e shitjes me pakicë të modeleve të ndryshme të \"iPhone6\" dhe \"iPhone6 Plus\" shkojnë nga 5 288 juanë (861 dollarë amerikanë) në 7 999 juanë.