Apple, e para në botë me 337 miliardë dollarë
New York, 16 gusht - Me një shitje të konsiderueshme të aparateve I-phone dhe I-pad, kompania amerikane Apple ka tronditur mbarë botën me fitimet kolosale dhe shtimin e vrullshëm të vlerës së saj në bursë.
Më 10 gusht, pas mbylljes së bursës, vlera e kompanisë Apple arriti në 337 miliardë dollarë amerikanë, duke u bërë kështu ndërmarrja më e pasur në botë.
Analistët janë të mendimit që kompania Apple ka një potencial gjigant në sektorin e celularëve të "mençur" dhe kompjuterëve. Nëse ajo vazhdon të prodhojë produkte të preferuara nga konsumatorët, ajo do të qëndrojë në majë të globit në të ardhmen.