20 Prill 2025

Apple do t’ia paguajë Italisë 318 milionë euro

Romë, 30 dhjetor - Kompania amerikane Apple është pajtuar që autoriteteve italiane t’ua paguajë shumën prej 318 milionë eurosh për ta zgjidhut një mosmarrëveshje, pasi gjiganti amerikan i teknologjisë u akuzua nga autoritetet italiane për shmangie nga tatimi.

Apple Italia është hetuar për gjoja dështimin e deklarimit të 1.3 miliardë dollarëve tek autoritetet italiane, ka njoftuar gazeta italiane La Repubblica.

Një zëdhënës i taksave në Itali e ka konfirmuar informatën, por nuk ka zbuluar detaje të tjera, ngase sipas tij, rasti është konfidencial.

Edhe përfaqësia e Apple në Itali nuk e ka komentuar pagesën e kësaj shume.

La repubblica ka njoftuar se pagesa do të bëhet pas disa muaj të negociatave mbi shmangien e tatimit për periudhën 2008-2013.

Apple Italia e ka selinë në Irlandë, njëri nga vendet me normën më të ulët të tatimit në Bashkimin Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)