Apple do të shesë 12 milionë iPad-e deri në dhjetor
Washington, 8 tetor - Aparati më përmbajtësor në botë është në rrugë për të hyrë në histori edhe një herë.
Bumi i shitjes së laptop-it tashmë pushoi, por arsyeja për këtë nuk është ekonomia e ngecur amerikane. Një pjesë e madhe e blerësve më shumë duan iPad në vend të kompjuterit personal apo laptop-it, tregoi hulumtimi i televizionit Foks.
Analistët tashmë parashikojnë se gjiganti teknologjik amerikan Apple do të shesë prej 11 deri 12 milionë iPad-e deri në fund të vitit dhe thuajse 20 milionë deri në fund të vitit 2011.
Shitja e kompanisë, megjithatë mund të jetë më e vogël për shkak të ndërmarrjeve konkurrente Samsung dhe Dell.
Sipas të dhënave të NDP group, shitja e Apple për tetë muajt e parë të këtij viti është rritur për 12,3 për qind.