24 Dhjetor 2024

Apple do të prezantojë iPad 5 në mars të vitit 2013

New York, 25 dhjetor - Kompania Apple do të prezantojë iPad 5 në mars të vitit 2013. Kjo është njoftuar nga Macotakara - blogu japonez mbi teknologjinë e Apple.

Përmasat e tij do të jenë të ndryshme nga iPad 4. Aparati i ri do të jetë 17 mm më i ngushtë, 4 mm më i shkurtër dhe 2 mm më i hollë.

Blogu japonez gjithashtu njofton se Apple është duke zhvilluar modelin e dytë të mini iPad. iPad-i i ri do të ketë ekran Retina me përmasa 2048 me 1536 pixels. Në modelin e parë përmasat e ekranit janë 1024 me 768 pixels.

Në të kaluarën blogu Macotakara ka bërë disa parashikime të sakta në lidhje me një sërë pajisjesh të kompanisë Apple.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)