Apple do të nisë prodhimin e iPhone në Indi
New Delhi, 1 janar - Nga prilli 2017, Apple do të nisë prodhimin e iPhone në Indi. Sipas Times of India, një furnizues tajvanez i Apple, Vvistron, po ndërton një impiant në Peenya për të prodhuar telefonin e Apple të destinuar për tregun indian.
Vëmendja ndaj Indisë është shumë e madhe. Tim Cook, numri një i Apple, ka deklaruar këtë vit hapjen e dy qendrave të reja të kërkimit dhe zhvillimit, në Bangalore dhe Hyderabad, dy polet teknologjik kryesor indian.
Prodhimi në vend do të thotë që kompania kaliforniane do të shesë smartphone e saj me një çmim më konkurrues, duke pasur parasysh që gjatë importit rëndojnë edhe taksa shtesë prej rreth 12.5%.