Apple do të lansojë dy iPhone në shtator
New York, 12 korrik - Sipas thashethemeve më të fundit për pajisjen e ardhshme, Apple do të lançojë dy iPhone në shtator.
Blogu 9to5Mac tha se Apple do të lëshojë dy iPhone në shtator, njëri prej të cilëve do të konkurojë me telefonat e mënçur që janë më të lirë dhe përdorin Android-in.
Duke cituar një \"burim të besueshëm\", 9to5Mac tha se \"është i sigurtë për informacionet në lidhje me daljen e dy pajisjeve\".
Sigurisht, Apple akoma nuk ka konfirmuar nëse njëra nga pajisjet do të jetë iPhone 5.