Apple dhe Samsung zotërojnë 81% të industrisë së telefonave
Kompania gjigande është në garë të fortë me Samsung pasi, vetë këto dy kompani kanë 81 për qind të tregut raporton revista e mirënjohur Forbes.
Vetëm për muajin dhjetor, Apple pret që të shesë 29 milion telefona duke vendosur kështu një rekord.
Përveç garës në shitje prej kohësh dy kompanitë po zhvillojnë edhe një garë ligjore mes tyre pasi pretendojnë se kanë ndërhyrë tek patentat e njëra-tjetrës.