23 Dhjetor 2024

Apple dhe Samsung, në bisedime për patentat

New York, 22 qershor - Lufta për patenta ndërmjet Apple-it dhe Samsung-ut duket se ka marrë një tjetër kthim, pasi drejtuesit e lartë të të dyja kompanive janë angazhuar në bisedime për t′i dhënë fund luftës ndërmjet tyre.

Lufta e patentave u fillua nga Apple, prillin e kaluar, kur kompania akuzoi Samsung-un për kopjimin e dizajnimeve të saj, kohë në të cilën Samsungu lëshoi pajisjet e tij me bazë Android, duke përfshirë Galaxy Tab dhe telefonin e mençur Captivate.

Kjo akuzë kishte befasuar shumë analistë të teknologjisë, pasi Apple është klienti i dytë më i madh i Samsung-ut.

Megjithatë, të dy firmat u bënë konkurrente të forta pasi Galaxy II i Samsung-ut rrëmbeu një pozitë më të lartë se iPhone 4 në tregun e telefonave të mençur.

Gjykatësja Lucy Koh, e cila po merret me çështjen, u kërkoi të dyja kompanive që të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre jashtë gjykatës.

Për më teper, Samsung është urdhëruar t′i tregojë dizajnimet e ardhshme Apple-it, përpara se t′i hedhë në treg, dhe tani Samsung kërkon të njëjtën gjë nga Apple.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)