Apple denoncohet për reklama mashtruese për iPad
Londër, 8 prill - Rregullatori i marketingut në Britaninë e Madhe njoftoi se është duke shqyrtuar mundësinë e nisjes së hetimeve mbi reklamat e kompanisë Apple për serinë e fundit të iPad-ëve.
Nisma vjen pas ankesave të klientëve, të cilët kanë thënë se janë mashtruar nga reklamat, të cilat flisnin për qasje në rrjetin 4G, i cili ende nuk është i zbatueshëm në vend, njofton Reuters.
Gjenerata e katërt ose teknologjia 4G iu mundëson përdoruesve qasje më të shpejtë në shërbimet e internetit.
I kemi pranuar 24 ankesa në lidhje me pretendimet e Apple-it në uebsajt, për 4G në iPad. Ne do ti vlerësojmë nëse ka bazë për hetime, ka thënë një zëdhënës i rregullatorit.
Apple ka pasur të njëjtin problem edhe në Australi, ku janë ndërmarrë masa ligjore për siguruar se konsumatorët nuk mund të kenë qasje në 4G. Apple është detyruar që të ofrojë shpagim për blerësit e prekur të vendit.