Apple, 31.2 milion iPhone të shitur
New York, 24 korrik - Apple thyen parashikimet në lidhje me të ardhurat nga shitjet.
Në tremujorin e tretë kompania ka arritur të mbledhë 35.3 miliardë dollarë nga 35.2 miliardë që ajo kishte planifikuar nga shitjet e produkteve të saj.
Mësohet se kjo kompani ka shitur deri më tani rreth 31,2 milion iPhone, 14,6 milionë iPad dhe 3,8 milionë Mac. Drejtuesit e kompanisë janë shprehur të kënaqur me shitjet e iPhone dhe iPad.