Aplikacioni mobil më i ri nga facebook camera
New York, 25 maj - Aplikacioni mobil më i ri nga Facebook për iOS ëahtë \"facebook camera\" që shërben për të postuar fotografitë e shfrytëzuesve në rrjetin social Facebook.
Ngjashëm si Instagram, për të cilin Facebook shpenzoi 1 miliard dollarë, edhe Camera rendit fotografitë në bazë të kronologjisë, dhe ju mund të shtoni fotografitë direkt nga aplikacioni, raporton PCWorldAlbanian.
Ky është aplikacioni i tretë që vjen nga Facebook. Messenger ishte i pari që u shfaq në gusht të vitit të kaluar, i pasuar nga aplikacioni Pages që doli në publik javën e kaluar, që u mundëson shfrytëzuesve të Faqeve të kontrollojnë faqet e tyre nga pajisjet celulare.
Kompleksiteti i aplikacionit Camera pasqyron punën e rëndë të Facebook për krijimin e një aplikacioni për shpërndarje të fotografive për të konkurruar me Instagram.
Me Camera ju mund të rrisni fotografitë në ekran të plotë, të lejoni komentimin dhe shpërndarjen, dhe sigurisht, ekzistojnë edhe disa filtra argëtues dhe vegla për editimin e fotografive.
Ajo çfarë e ndryshon Camera nga aplikacioni mobil origjinal i Facebook për shpërndarje fotografish dhe Instagram, është aftësia për të ngarkuar disa fotografi njëkohësisht kundrejt ngarkimit një nga një.