22 Dhjetor 2024

Aplikacionet e FB nuk respektojnë privatësinë

SHBA, 19 tetor - Shumë aplikacione të disponueshme në FB u kanë dhënë informacion kompanive të ndryshme mbi identitetin e miliona përdoruesve, gjë që dhunon një nga normat e privatësisë të rrjetit social, sipas gazetës Wall Street Journal.

Programues të aplikacioneve më popullore kanë transmetuar informacione të tilla si emrat e përdoruesve apo miqve të tyre tek kompani hetimi, përfshirë këtu edhe emrat e atyre të cilët kanë vendosur privatësinë më strikte të mundshme që mund të lejojë FB në profilin e tyre.

“Kjo gjë shkel hapur rregullat e këtij rrjeti social dhe rihap çështjen e aftësisë së FB për të ruajtur informacionin e përdoruesve të tij”, shton gazeta.

Farmville dhe Texas Holdem Poker janë dy nga aplikacionet të cilat kanë përhapur informacione tek kompani të tjera.

Shumica e aplikacioneve të tilla nuk janë krijuar nga programuesit e FB, por nga programues të tjerë që nuk kanë lidhje me rrjetin e njohur social.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)