23 Dhjetor 2024

"Anonymous" kërcënojnë Facebook

New York 25 janar - Grupi i hakerëve "Anonymous" ka ndërmend të sulmojë Rrjetin Shoqëror “Facebook” në Internet në vazhdim të online-protestës së vet kundër projektligjeve SOPA (Stop Online Piracy Act) dhe PIPA (Protect IP Act), që po shqyrtohen aktualisht në SHBA.

“Midis "Anonymous", njerëzve dhe autoriteteve të SHBA filloi lufta në Internet”, - thuhet në video-mesazhin e postuar në You Tube në emër të hakerëve.

"Anonymous" i bëjnë thirrje përdoruesve për të mbështetur sulmin DDoS në “Facebook”, i cili, sipas fjalëve të tyre, do të fillojë të shtunën, më 28 janar, në mesnatë sipas orës lokale të bregdetit lindor të SHBA (05:00 GTM).

Shkaku i zgjedhjes pikërisht të Rrjetit Shoqëror “Facebook” për realizimin e këtij sulm nuk saktësohet. Objektiva të mëparshme të hakerëve janë bërë faqet (sites) e organizatave, të cilat dalin në mbështetje të projektligjeve kundër piraterisë.

Megjithatë, “Facebook” dhe themeluesi i tij Mark Zuckerberg kanë shprehur që në fillim protestën e vet kundër SOPA dhe PIPA, duke i konsideruar ato si projekte krejtësisht të pamenduara, të afta ti shkaktojnë dëm serioz zhvillimit të Internetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)