Anija Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë
Pekin, 30 qershor - Anija kineze e hapësirës Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë, pas një misioni të suksesshëm gjatë të cilit u ankorua në mënyrë mekanike me një modulë orbitale të stacionit të hapësirës.
Të tre astronautët, mes tyre edhe një grua, femra e parë astronaute e Kinës, zbritën sot shëndoshë e mirë në rajonin fushor të Mongolisë.
Gjatë misionit prej rreth dy javësh, ekuipazhi kreu ankorime automatike dhe mekanike, si dhe disa eksperimente në modulën e laboratorit hapësinor Tiangong.
Ankorimi mekanik është i nevojshëm në procesin e ndërtimit të një stacioni hapësinor, që Kina synon ta realizojë deri në vitin 2020.
Ekipet e shpëtimit u mbodhon menjëherë rreth kapsulës, ndërsa televizionet e transmetuan drejtpërdrejt momentin e zbritjes.