Anija ruse lidhet me sukses me Stacionin Orbital
Moskë, 30 korrik - Një anije ruse e hapësirës, pa astronautë në bord, u rilidh sot me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pas një përpjekje të pasuksesshme 5 ditë më parë.
Anija e Hapësirës Progress 47 u shkëput nga Stacioni Hapësinor një javë më parë, për të vënë në provë një sistem të ri lidhjeje me stacionin, por pati probleme dhe lidhja nuk u realizua dot ditën e martë.
Sistemi i ri i lidhjes do të sillet mbrapsht në Tokë për analizat dhe modifikimet e nevojshme. Ndërkohë, anija Progres, e mbushur me mbeturinat e Stacionit Ndërkombëtar, do të lëshohet në hapësirë dhe do të lihet të digjet gjatë momentit të rihyrjes në atmosferën e Tokës.