Anija private Dragon kthehet në tokë
Florida, 1 qershor - Anija private e hapësirës Dragon u kthye në tokë pas një fluturimi të suksesshëm në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.
Për të shmangur ndonjë të papritur, anija pa njerëz, misioni i së cilës kishte qëllim demonstrativ, hyri në atmosferën e Tokës dhe ra me tre parashuta në Oqeanin Paqësor, përballë brigjeve të Kalifornisë.
Sot në mëngjes, me anë të një krahu robot, ekuipazhi i Stacionit Orbital realizoi shkëputjen e kapsulës për të filluar fazën e fundit të udhëtimit të saj historik që zgjati më shumë se një javë.
Kapsula Dragon, e kompanisë private Space X, u bë kështu mjeti i parë fluturues privat që dërgonte furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.